Sylvinho analizon kundërshtarët në “Marca”

“Grup i fortë, por ne nuk do hyjmë në fushë të dorëzuar”

Spanja është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në Euro 2024. Për këtë, gazeta “Marca” ka zgjedhur të flasë me një njohje të vjetër në këtë vend Sylvinho, i cili arriti të kualifikojë me sukses kuqezinjtë në këtë eveniment.

Trajneri i Kombëtares analizoi përfaqësuesen spanjolle dhe punën e kolegut të tij, Luis de la Fuente, i cili prej 10 vitesh është pjesë e skuadrave të moashave e deri tek ekipi i parë.

“Puna që po bën De la Fuente është shumë e mirë. Është një trajner që e njhnim që me përfaqësuset e moshave. Spanja ka një zotërim të mirë të topit, është skuadër teknike dhe me lojtarë të zotë që të bëjnë dhe dhimbje koke. Aty ka shumë. Por gjithkush do të zgjidhte Rodri. Është një pikë referimi për Spanjën dhe City.”

Shqipëria do të nisë më 15 Qershor ndaj Italisë, një tjetër vend ku Sylvinho ka një të kaluar.

“Kam marrë licesën e tranjerit në Itali. Do të jetë diçka e bukur të luaj kundër këtij ekipi.”

Pavarërsisht grupit të fortë ku ndodhet edhe Kroacia, Shqipëria nuk do të zbresë në fushë e dorëzuar.

“Për ne kualifikimi është një ëndërr e realizuar. Por duam më shumë. Do të punojmë si të çmendur gjatë këtyre muajve. Ne duam të arrijmë më shumë, futbollistët duan të arrijnë më shumë.”

Të gjitha ndeshjet e Kuqezinjve dhe të Euro 2024 do t’i ndiqni direkt në TV Klan, pa pagesë në territorin e Shqipërisë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share