Policia zbardh grabitjen në fabrikën e kanabisit në Çegran – arrestohen 5 persona!

SPB-Tetovë, Zyra e Jashtme për çështje kriminale – Gostivar pas dëshmive material-teknike në koordinim me policinë kriminale – Sektorin për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë, Policinë e Ohrit, Strugës dhe Dibrës, kanë zbardhur tërësisht grabitjen e 26 nëntorit në fabrikën për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Çegran të Gostivarit.

“Më 26 dhe 27 dhjetor policia ka privuar nga liria 5 persona, kurse në Prokurorinë Publike janë dorëzuar kallëzime penale kundër N.I 939) nga Dibra, N.R (29) dhe G.S (36) nga Struga dhe R.B (32) dhe G.B (18) nga Gostivari. Ata dyshohen se më 26 nëntor rreth orës 22.30 fizikisht kishin sulmuar punonjësin e sigurimit të fabrikës në Çegran, duke e kërcënuar me armë zjarri e kanë lidhur, pas çka nga hapësirat e fabrikës kanë marrë 44 thasë me 552.8 kilogram kanabis” – thuhet në komunikatën e MPB-së.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share