Zyrtare: FFM ia vazhdon kontratën Bllagoja Milevskit 

Paralajmërimi I  KlanMaqedoni  se  Bllagoja  Milevski vazhdon të mbetet  seleksinues i reprezentacionit A të futbollit gjatë ditës së sotme  kjo  u  zyrtarizua  edhe nga vet FFM-ja përmes një komunikate ku  publikohet  vendimi  marrë nga Këshilli Drejtues për rinovimin e kontratës së Milevskit.

“FFM ashtu si edhe më parë, do të jetë përkrahje e plotë për seleksionuesin Bllagoja Milevski dhe për ekipin përfaqësues. Presim sfida dhe suksese të reja. Jemi thellësisht të bindur se me pasion dhe ambicie të madhe, seleksionuesi dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të punojnë për përparimin e futbollit të Maqedonisë. Muajt ​​e fundit dhe ndeshjet e zhvilluara nga përfaqësuesja A e Maqedonisë kanë konfirmuar se jemi në rrugën e duhur së bashku. Ekipi ndjen energji dhe ambicie për rezultate të reja e të mëdha dhe kemi besim se ky është një motiv për punën në të ardhmen”, thuhet në qëndrimin e Këshillit Drejtues të FFM-së.

Bobi Milevski do të udhëheq përfaqësuesen e vendit në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ndërsa do të ketë kontratë deri në vitin 2026 ku janë edhe eliminatoret për Kampionatin Botëror.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share