Deputetja e BDI-së, Fisnike Bekteshi në Klan Debat shprehet skeptike për ndikimin që mund ta ketë kryeministri i Kosovës, Albin kurti dhe Vetëvendosje në koalicionin e partive opozitare shqiptare.
Sipas Bekteshit, VV mbështeti edhe ASH-në në zgjedhjet e kaluara, por kjo nuk ndikoi që ata ta marrin pushtetin dhe ta fitojnë BDI-në.
Fisnike Bekteshi thurri elozhe për kreun e partisë së saj, Ali Ahmetin, duke e cilësuar si shembull për të gjithë politikanët./KlanMacedonia