Mbrojtësi Tomori do të mungojë të paktën dy muaj, “djalli” ka probleme me prapavijën
Për Milanin dhe Stefano Piolin nuk ka qetësi! Pas analizave mjekësore të kryera, rezultoi se Fikajo Tomori ka pësuar një dëmtim në muskilin e pasëm të kofshës së djathtë, që do ta mbajë larg fushës për rreth 2 muaj.
Një tjetër lajm i keq për teknikun Pioli, i cili është bërë me dhimbje koke për shkak të problemeve në prapavijë. Të padisponueshëm për kuqezinjtë janë edhe Thiau dhe Kalulu që do të mungojnë dhe për disa javë, ndërkohë që të disponueshëm ka vetëm Kjaer, Marco Pellegrino-n dhe Simiç.
“Djalli” do të ketë përballje të vështira në vazhdim në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Europës në periudhën fund shkurti-fillim marsi.
Problemi i dëmtimeve do të ndikojë edhe në vendimet që në klubin kuqezi do të kenë sa i përket merkatos së janarit.
Milanit i duhet me patjetër që të përforcohet me një qendërmbrojtës, në mënyrë që në fushë të jetë një ekip konkurrues, nisur edhe nga kalendari i ngjeshur që do të ketë në muajt në vazhdim.
Klan News