Organizata humanitare “Save Ukraine”, ka shpëtuar edhe tre fëmijë nga territoret e pushtuara nga Rusia, duke dërguar kështu në 230 numrin total të atyre që e kishin të njëjtin fat.
“Tre fëmijë të tjerë nga territoret e pushtuara përkohësisht u kthyen në ekipin e Save Ukraine. Kështu, ne përfunduam 14 misione shpëtimi duke shpëtuar 14 fëmijë, shtatë prej të cilëve ishin fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror…”, tha kreu i organizatës Mykola Kuleba.
“Për sot, ekipi Save Ukraine ka kthyer në Ukrainë tashmë 226 fëmijë që kanë qenë nën ndikimin e autoriteteve ruse që nga 24 shkurti 2022”.