Osmani: Korniza e negociatave është tashmë muri

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani thotë se korniza e negociatave është muri dhe se nuk i interesojnë nëse do të ketë kërkesa të reja nga pala bullgare.

“Korniza e negociatave është tashmë muri, dhe absolutisht nuk më intereson nëse nesër do të ketë kërkesa të reja nga ndonjë qeveri bullgare, e cila mund të jetë më nacionaliste, ne kemi ndërtuar tashmë një mur në të cilin kemi përcaktuar saktësisht linjat që mund të kalojnë dhe çfarë nuk mundet”, tha minsiri i Jashtëm, Bujar Osmani në emisionin “Stadiumi” në Radio “Kanal 77”.

Osmnai më parë theksoi se vendi përfundoi me sukses procesin e skriningut, të cilin e krahasoi me një projekt ndërtimi shtëpish.

“Pra ky është projekti, këtu përcaktohet se si duken negociatat, vetëm ato që do të veçohen këtu si kërkesë, vetëm ato mund të jenë kërkesat. Skriningu është aq i rëndësishëm dhe ne e kemi përfunduar me shumë sukses”, tha Osmani.

Kolegia i tij bullgare, Maria Gabriel, tha se ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm që Maqedonia të hap negociatat me Bashkimin Evropian (BE).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share