Shkupi nderon figurën e tetovarit Mehmet Gega

PËRUROHET RRUGA “MEHMET GEGA” NË ÇAIR TË SHKUPIT

Shkupi, Komuna e Çairit, nderon figurën e tetovarit, Mehmetriza Gega, njofton KlanM.

Nga sot rruga “August Cesarec” merr emrin e veprimtarit të cështjes kombëtare, atdhetarit nga Tetova, Mehmet Gega.

Për jetën dhe veprën e tij është organizuar edhe një Akademi Përkujtimore.

Në këtë përurim, sic njofton KlanM, krahas Kryetarëve të Komunave të Çairit dhe Tetovës, morën pjesë edhe përfaqësues të spektrit politik në vend, por edhe familjarët e Mehmet Gegës dhe vajza e tij Valdete Gega.

Sipas kreut të Komunës së Çairit emërtimi I kësaj rruge bart në vete shumë simbolika.

“Janë lidhur rrugët të cilët janë domethënëse për kombin tonë. Jo më larg se këtu kemi nobelistin Ferid Murad, jo më larg se këtu kemi arritur që shkollën fillore të emërtojmë “Ismail Qemali” dhe jo më larg se këtu, kjo rrugë ka lidhshmëri me bulevardin apo rrugën “Adem Demaçi” I cili njëkohësisht ishte edhe mik shtëpie i Mehmet Gegës”, tha Visar Ganiu.

Mehmet Gega i lindur më 1921 dhe ndërroi jetë më 2006, sic njofton KlanM, ishte një mësues, një aktivist për të drejtat e njeriut, një veprimtar I cështjes kombëtare I dënuar disa herë me burgim nga pushteti ish-jugosllav.

Inaugurimi i Rrugës në Komunë e Çairit, sic njofton KlanM, përkon edhe me 55-vjetorin e Demostratave të lavdishme të Tetovës, ku Mehmet Gega u dënua me 10 vite burg si organizator i tyre./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share