VMRO pyet Spasovskin: Kush e la djalin e komandant Bacit të arratiset nga arresti shtëpiak?

Oliver Spasovski, sipas VMRO-DPMNE-së,  është i detyruar të përgjigjet para opinionit se si i ka shpëtuar nga sytë djali i komandant Bacit, Naim Samiu, nga Semshova e Tetovës, i dënuar për 3 vepra penale dhe një akt arrest shtëpiak, përcjell KlanM.

“Personi Naim Samiu ka qenë në arrest shtëpiak për shkak të drogës kokainë, i njëjti ka pasur edhe masë për dhunë në familje, kur më 13 të këtij muaji është raportuar sërish për dhunë në familje. Më 15 dhjetor policia e solli në gjykatë për një krim të tretë. Në të njëjtën ditë po përgatitet zgjidhje për paraburgim aktiv në vend të arrestit shtëpiak. Policia e merr në shtëpi dhe pikërisht të nesërmen në mëngjes, më datë 16, policia nuk e gjen në shtëpi për ta çuar në një burg hetues. Këtu lind pyetja, a e ka thirrur dikush Samiun nga brenda MPB-së, ku përgjithësisht dihet se babai i tij, komandant Baci, është i afërt me kuadrot e LSD-së në këtë institucion”, thuhet në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share