U mund nga “Club America” në miqësoren që u luajt në Dallas
Arkat e klubit të Barcelonës po vuajnë çdo ditë dhe më shumë. Skuadra po kalon një krizë financiare prej kohësh dhe mundësia për të fituar sa më shumë po i shtyn të bëj edhe disa miqësore. E radhës ishte ajo e humbur 3-2 përballë Klub Amerika.
Një 90 minutësh që korrespondon me rreth 24 orë nga fitorja në kampionat ndaj Almerias, ç’ka tregon se Barcelona po vuan financiarisht.
Një humbje që gjithsesi shijon për 27 herë kampionët e Spanjës. Barcelona ka marrë një fond prej 5.5 milionë dollarësh në duelin e zhvilluar në Dallas, para 90 mijë tifozëve.
Përpjekja e radhës për të garantuar para për arkat, pasi klubi raporton një humbje operative prej 212 milionë dollarë sezonin e kaluar, për një borxh prej 1.27 miliardë Dollarë. Sfida e fundit për këtë vit kalendarik për Barcelonën, që e mbyll 2023 me një humbje të bujshme ndaj skuadrës meksikane.
Klan News