Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Policia njofton se 2 të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë plagosur me thikë. Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Klan News raporton se policia ka ndaluar 14-vjeçarin, i cili ka plagosur me thikë 2 të miturit.
14-vjeçari po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit në rrugë në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al