Bastisje në Semenisht të Sarajit, gjenden armë dhe municione, arrestohet një person

Sot (22.12.2023), zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe lokalet tjera të E.J. (41) nga fshati Semenisht i Shkupit. Gjatë kontrollit u gjet një pushkë automatike, dy pistoleta, një kornizë pistolete, dy korniza automatiku dhe 71 fishekë.

Nga efektivët policorë të Njësisë së Policisë për Ndërhyrje E.J. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share