Shefi i Ushtrisë shqiptare për vizitë në RMV

PRITET NGA PENDAROVSKI DHE GJURÇINOVSKI

Presidenti Stevo Pendarovski e ka pritur në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, general-majorin Arben Kingji, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Pendarovski dhe Kingji diskutuan për bashkëpunimin ushtarak dhe të mbrojtjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për të cilin u konstatua se është në nivel të kënaqshëm, dhe se duhet të forcohet edhe më tej, përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv. Dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s si vende anëtare të saj. Kreu i forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji u prit edhe nga shefi i Shtatmadhërisë  së Armatës së Maqedonisë së Veriut gjeneral nën-koloneli Vasko Gjurçinovski dhe nga zëvendësministri i mbrojtjes Tiron Jajaga. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share