Celine Dion ka humbur kontrollin e muskujve si pasojë e një çrregullimi të rrallë neurologjik të njohur si Sindroma e Njeriut të Ngurtë (SPS).
Një vit më parë, artistja zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme që shkakton ngrirje të muskujve dhe spazma. Së fundmi, motra e saj Claudette ka rrëfyer se këngëtarja “nuk ka kontroll mbi muskujt e saj”.
“Ajo që më dhemb është se ajo ka qenë gjithnjë e disiplinuar. Ka punuar gjithnjë fort”, tha Claudette e përlotur.
Motra e Celine shton se ëndrra e tyre është që ajo të rikthehet në skenë, por nuk e bëri të qartë se në çfarë rrethanash do të mund të realizohej.
“Kordat vokale janë muskuj, po ashtu edhe zemra. Kjo është ajo që më mundon”, u shpreh ajo.
Claudette tha se sëmundja është kaq e rrallë saqë nuk ka kërkime për të dhe disa madje “ e kanë humbur shpresën”. Gjithsesi fansat janë krah Celine dhe i kanë dërguar shumë mesazhe e dhurata./tvklan.al