A ka pasur ofertë nga opozita? – Taravari: Kemi komunikim

I pyetur nëse opozita shqiptare i ka dërguar ofertë konkrete me shkrim për koalicon, Arben Taravari ka deklaruar se nuk ka pasur diçka konkrete, por shtoi se kanë pasur komunikim me partitë opozitare, ashtu siç kanë edhe me BDI-në.

Taravari i vlerësoi edhe kërkesat e një pjese të diasporës dhe të intelektualëve shqiptarë, të cilët kërkonin që ASH të mos koalicionojë me BDI-në, por me opozitën.

Taravari theksoi se vendimi se më kë do të koalicionojë ASH do të varet nga disa kritere, mes të cilave se si do të jetë e ardhmja e vendit pas zgjedhjeve, apo edhe ku do të jetë partia pas zgjedhjeve.

ASH sipas anketave, vazhdon të jetë partia e dytë, theksoi Taravari./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share