Taravari dhe Ahmeti u takuan në Gostivar

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka vizituar sot pasdite kreun e ASH-së, Arben Taravari në zyrën e këtij të fundit në Komunën e Gostivarit, përcjell KlanM.

Në takim. siç u tha nga të dy partnerët e koalicionit qeveritar është biseduar për situatën aktuale, për të ardhmen e vendit, por edhe për mundësinë e koalicionimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

As Ahmeti e as Taravari nuk dhanë detaje më të hollësishme për koalicionim të mundshëm.

Sonte në Klan Debat me Xhuamdije Ibraimin i ftuar është pikërisht kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili normalisht do të ketë mundësinë t’iu përgjigjet pyetjeve më me interes për momentin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share