Sekuestrohen mbi 3000 mjete piroteknike, arrestohet një person nga Tetova

Sot rreth orës 15:00, në sheshin e qytetit të Tetovës, zyrtarët policorë të Shërbimit të Sigurisë së Tetovës i kanë hequr lirinë 54-vjeçarit nga Tetova F.A. sepse i janë gjetur dhe marrë më shumë se 3000 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa përkatëse nga neni 396 i Kodit Penal.

MPB Tetovë rikujton qytetarët se blerja, shitja dhe aktivizimi i mjeteve piroteknike është në kundërshtim me Ligjin për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike dhe Kodit Penal. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka përforcuar kontrollin dhe aktivitetet tjera lidhur me zbulimin dhe parandalimin me kohë të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike, të cilat do të intensifikohen edhe më shumë në ditët në vijim. Në atë drejtim tregtarët, prindërit dhe nxënësit (nxënës të shkollave fillore dhe të mesme) njoftohen edhe një herë se shitja, pra blerja dhe aktivizimi i fishekzjarreve në vende publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të objekteve të banimit etj. ., është kundërvajtje ligjore, për të cilën sipas nenit 31 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dënohet me gjobë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë.Blerja dhe shpërndarja e tyre në treg në sasi më të mëdha. dënohet sipas Kodit Penal.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share