Anketë: Pëson rënie mbështetja për anëtarësim në BE!

VETËM 24% E QYTETARËVE MBËSHTESIN NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Në vitin 2023, 60% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin perspektivat e vendit për anëtarësim në BE. Ky rezultat, siç njofton KlanM, paraqet mbështetjen më të ulët për eurointegrimet dhe për 4% ka pësuar rënie nga viti 2022.

Gjysma e të rinjve të moshës 18 – 24 vjeç mbështet anëtarësimin në BE. Për 20% të popullsisë anëtarësimi aspak nuk është I rëndësishëm, kurse sic percjell KlanM, 12% janë euroskeptik.

Nga Instituti për Demokraci kanë njoftuar se nga viti 2014, BE-ja ka shkallën më të ulët të mbështetjes, por megjithatë shumica e qytetarëve mbështesin BE-në.

“Pjesa më e madhe e kësaj rënie ka të bëjë me përvojën e hidhur të vendit me kriteret për nisjen e negociatave, të cilët jo gjithmonë kanë qenë objektive. Por, kjo perspective nuk duhet të bëhet prioritet, por prioritet të jetë se cfarë bën vendi për t`u afruar në BE. Duhet të fokusohemi në rrugën drejt BE-së dhe reformat dhe këtë t`I bëjmë për veten tonë. Frustrimi që ndjejmë nuk duhet të jetë argument për të dalë nga kjo rrugë”, tha Marko Troshanovski.

Vetëm 24% e të anketuarve pajtohen që të ndryshohet Kushtetuta për futjen e pakicës bullgare. Thuajse dy e treta ose 65%, sic njofton KlanM, vlerësojnë se ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar për të mbrojtur elitat politike nga veprimet kriminale.

Krahas vështirësive në rrugën drejt BE-së, Unioni vazhdon të perceptohet si donatori kryesor, partneri ekonomik dhe aleat I Maqedonisë së Veriut.

Këto të dhëna, sic njofton KlanM, janë publikuar si pjesë të dy hulumtimeve të përpunuara nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.

Analizat janë si rezultat I anketës së zbatuar gjatë nëntorit 2023 me 1.000 të anketuar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share