Gara përfundon në tragjedi në Kosovë, makina përplas për vdekje 3 të rinj

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kosovë mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:22, ku një automjet ka përplasur për vdekje 3 të rinj.

Sipas mediave të Kosovës, aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Prizrenit.

Një automjet ka humbur kontrollin duke përplasur disa këmbësorë në anë të rrugës.

Nga përplasja, humbën jetën të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Ndëërsa 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dyshohet se në autostradën e Prizrenit po bëheshin gara me makina. Njëra prej makinave humbi kontrollin dhe përplasi të rinjtë që po qëndronin në anë të rrugës.

Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, shoferi që mori përpara të rinjtë ishte i njohur i tyre.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin me 3 viktima, duke thënë se ngjarja tragjike ndodhi teksa dy makina ishin duke bërë gara dhe njëra nga automjetet humbi kontrollin dhe përplasi disa persona që po ndiqnin garën.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share