BDI ËSHTË PARTIA ME ELEKTORATIN MË TË BESUESHËM
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përsëritur qëndrimin e tij, se Fronti Evropian është bashkimi që do të anëtarësojë vendin në BE. Para të rinjve në Tetovë, ai tha se anëtarësimi në BE do të ndihmojë kthimin e rinisë në vendlindje. Sipas Ahmetit, BDI është partia që ka elektoratin e saj më besnik.
Frontin Evropian është shërbimi më madhor që mund tu bëhet shqiptarëve. Kështu deklaroi në Tetovë Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se që nga viti 2002 vazhdimisht kërkon që shqiptarët të jenë bashkë.
“Pse Front për Evropë. Po shërbim më të madh kombit, shtetit nuk mundemi ti bëjmë se sa ta anëtarësojmë në Bashkimin Evopian. Sepse duke u anëtarësuar në BE, mund të ndalim pakësimin e njerëzve, rinia po ikin, po largohen. Me anëtarësimin në BE mund të planifikohet për kthimin e atyre që janë jashtë, sepse anëtarësimi në BE ka beneficione, ka përfitime, me kredi falas, mbështetje, për ti përafruar standardet me BE-në” – tha Ali Ahmeti, lider i BDI.
Kreu i BDI-së ka theksuar se BDI është partia e cila e ka elektoratin më besnik. Ai theksoi se fitorja e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme është e padiskutueshme.
“Para nesh ka shumë punë, mbi të gjitha jam krenar që elektorat5i i BDI-së është një elektorat i betonuar, një nga elektoratet më të forta në partitë politike. Do të thotë 99% e elektoratit të BDI-së për 20 vite nuk ka votuar parti tjetër, vetëm BDI-në. Të gjitha partitë kanë nga 30%-40% ikin andej, dil këndej. BDI ka elektoratin e Betonuar, a jemi fitues nuk diskutohet për fitore, por sa do të jetë fitorja, kjo është qëllimi e sa e thellë do të jetë” – tha Ali Ahmeti, lider i BDI.
Ahmeti ka theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot udhëheqin me dikasteret më të rëndësishme në vend. /KlanMacedonia/