Disa ukrainas shprehen se hyrja në Bashkimin Europian mund të çojë në fundin e luftës me Rusinë
Banorët e Kievit kanë përshëndetur vendimin e liderëve të Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën.
Disa ukrainas thanë se anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ndihmojë vendin e tyre t’i japë fund luftës me Rusinë.
“Më bëri shumë përshtypje vendimi sepse dëshmon zgjedhjen e Ukrainës, e cila përfundimisht do të çojë në një ndërprerje të lidhjeve me Moskën. Ukraina më në fund do t’i bashkohet familjes së kombeve europiane.”
Të tjerë mendojnë se një bashkim i tillë me familjen europiane do të çojë në shkatërrimin e Moskës edhe nga ana ekonomike.
“Ukraina duhet të jetë me Evropën, kjo është e sigurt. Unë sigurisht që dua që Ukraina të jetë me Bashkimin Europian, nuk dua që fëmijët e mi ta dinë se çfarë është lufta. Nëse nuk jemi me Bashkimin Evropian, unë personalisht mendoj se lufta mund të përsëritet. Mendoj se për vendin tonë do të sillte rezultate positive dhe do të çojë në shkatërrimin edhe të ekonomisë ruse.”
Në samitin në Bruksel, liderët ndërmorën hapin historik për të rënë dakord për të filluar negociatat e pranimit të një vendi i cili për më shumë se një vit është në luftë.
Klan News