Turqi: Skandal – Presidenti i klubit godet referin kryesor!

PEZULLOHET FUTBOLLI NË TURQI

Një skandal që ka tronditur botën e futbollit ndodhi gjatë ndeshjes Ankaraguçu – Rizespor. Referi kryesor i I ndeshjes, Halil Umut Meler, ishte rahur nga Presidenti i klubit nikoqir, Faruk Koça.

Federata e Futbollit të Turqisë ka pezulluar në kohë të pacaktuar gjithë kampionatin pas skandalit të rrahjes së referit kryesor në ndeshjen Ankaraguçu – Rizespor.

Presidenti i Ankaraguçu, Faruk Koça, kishte goditur referin, pas golit të barazimit të mysafirëve në minutën e 97-të.

Koça është ndaluar nga policia, kurse veprimin e tij e ka dënuar edhe Presidenti turk Taip Erdogan. Presidenti, sc merret vesh në media,  madje ka kërkuar që ai të përjashtohet nga partia e tij.

Referi Meler ishte dërguar në spital, kurse nga shtrati spitalor ka biseduar përmes telefonit me Presidentin Erdogan, I cili, sic njoftohet duke dënuar incidentin u ka urdhëruar ministrave të tij t`I marrin masat e domosdoshme.

Incidenti skandaloz është dënuar edhe nga Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

“Në futboll s`ka vend për dhunë, as në terren, e as jashtë terrnit. Ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Ankaraguçu – Rizespor janë tërësisht të papranueshme dhe s`kanë vend në sport dhe shoqëri. Pa persona zyrtar, s`ka futboll” – ka shkruar Infantino nëpër rrjetet sociale.

Mediat turke kanë njoftuar se presidenti i Ankaraguçus mund të përballet me ndalesë të përjetshme për të kryer funksione në futboll.

Referi i sulmuar 37-vjecar Halil Umut Meller është në listën e referëve elitar të UEFA-së, ndërsa këtë vit ka qenë arbitër në tri ndeshje të Ligës së Kampionëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share