Si e ndryshon cikli menstrual trurin e grave?

Cikli menstrual i një gruaje vjen dhe me ndryshimet që jo vetëm  “transformojnë” organet riprodhuese, por sipas hulumtimeve të fundit, ato riformësojnë edhe trurin. Dy studime të fundit bënë skanime të hollësishme të trurit të grave në pika të shumta gjatë ciklit menstrual, duke zbuluar se disa zona të trurit janë më të theksuara se të tjerat. Pra, në sistemin limbik, aktivizohen më së shumti ato grup neuronesh që kontrollojnë emocionet, kujtesën dhe sjelljen.

Erika Comasco, eksperte e shëndetit tha për “Washington Post” se luhatjet hormonale lidhen drejtpërdrejt me trurin. Ky i fundit thotë ajo pëson disa ndryshime njëherë në muaj.

Por si ndikojnë kaq shumë hormonet tek gratë?

Në nisje të ciklit menstrual, hormonet janë në nivel të ulët, por ato rriten në mëyrë dramatike për pak kohë. Nivelet e estrogjenit në gjak rriten me 8 herë në ovulim, rreth ditës së 14-të, ndërsa nivelet e progesteronit rriten 80-fish rreth 7 ditë më vonë. Prodhimi i hormonit stimulues të folikulit nxit zhvillimin e një folikuli në një vezë të pjekur, ndërsa një rritje e hormonit luteinizues bën që veza të lirohet. Një cikël përsëritet çdo 24 deri në 38 ditë, që do të thotë se femra mesatarisht përjeton rreth 450 perioda në jetën e saj.

Ndryshimet në tru

Viktoriya Babenko, e cila kreu studimin në Universitetin e Kalifornisë bashkë me kolegët e saj thotë se ata përdorën metoda të avancuara për rezonancën magnetike në mënyrë që të shihnin me imtësi si ndryshonte truri gjatë 3 fazave të ciklit menstrual: ovulacioni, menstruacionet dhe cikli luteal.

Faza e mesme luteale ndodh midis ovulacionit dhe menstruacioneve dhe karakterizohet nga kulmi i hormonit progesteron. Përqendrimet më të larta të estrogjenit dhe hormonit luteinizues u shoqëruan të dyja me ndryshime në tru, që pasoheshin me transferim më të shpejtë të informacionit. (Lënda e bardhë është indi më i thellë i trurit i përbërë nga fibra nervore që transmetojnë informacion)

Në fillim të ciklit, kur estrogjeni është i ulët. Gjatë ditëve të ardhshme, nivelet e estrogjenit gradualisht rriten dhe arrijnë kulmin. Gjatë kësaj kohe, më shumë rruaza fillojnë të shumohen dhe dendësia e rruazave të gjakut rritet me rreth 30%. Nga fundi i ciklit, procesi fillon nga e para.

Studimi i dytë, i botuar në “Nature Mental Health”, ekzaminoi 27 pjesëmarrëse të shëndetshme me skanime të rezolucionit të lartë gjatë 6 fazave të ciklit: menstrual, para-ovulues, ovulues, post-ovulues, mes luteal dhe premenstrual.

Ata morën mostra gjaku në secilën nga fazat për të bërë lidhjen e tyre me ndryshimet në tru, që kanë të bëjnë direkt me përqendrimet e estrogjenit dhe progesteronit.

Rritja e estrogjenit luan një rol në kodimin dhe rikthimin e kujtesës. Rritja e progesteronit është gjithashtu e rëndësishme për kujtesën. Estrogjeni i lartë i kombinuar me progesteronin e ulët lidhet me kujtesën autobiografike.

Duket sikur njëherë në muaj, hormonet “udhëheqin” funksionet normale në të gjithë trupin, por askush se kishte ditur me siguri gjer më sot se të njëjtin ndikim ka edhe në tru./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share