MEMEDI: SHUMË FËMIJË ME PASOJA PSIKOLOGJIKE NGA DIVORCI I PRINDËRVE
Rastet e dhunës në familja kanë marrë një hov të madhe shqetësues, thotë drejtori i Qendrës Sociale, Izeir Memedi.
Ai gjatë emisionit Klan Debat, tha se ka pasur ditë kur në këtë qendër janë dorëzuar mbi 40 denoncime për dhunë familjare vetëm në Shkup, ndërkaq, sipas tij, ky numër brenda një viti ka arritur në 500.
“Në çdo komunë, flasim për qytetin e Shkupit, kemi thirrje. Pasojat janë të ndryshme. Ne si qendër dhe unë vet dua të marrë një hap konkret që kjo të ndalet, mirëpo siç e shoh ka marrë një trend të hovshëm, problemet janë të shumta, mirëpo pasojat janë për fat të keq fëmijët” – tha Izeir Memedi, drejtor i Qendrës për punë sociale – SHKUP.
Ai sqaroi se shumica e rasteve ku ka dhunë familjare apo divorce mes prindërve, lënë pasoja negative te fëmijët.
“Shumë fëmijë kanë pasoja psikologjike pas ndarjes apo përfundimit të martesës, sidomos kur mbetet me njërin nga prindërit. I dërgojmë nëpër institute shëndetësore, ndërsa (kemi) psikolog, pedagog dhe një punëtorë social, do të thotë një ekip për të punuar me një lëndë për ndarje. Dmth aty është një jurist, një psikolog, një pedagog dhe një punëtorë social” – tha Izeir Memedi, drejtor i Qendrës për punë sociale – SHKUP.
Duke komentuar rastin me vrasjen e 14 vjeçare, Memedi tha se, ai është rast i izoluar dhe nuk ka të bëjë me ndonjë fenomen social.
Sipas tij, sa i përket kompetencave të institucionit që ai drejton, fëmijët janë të sigurt. /KlanMacedonia/