Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Izeir Memedi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin tregon se si ekipet e kësaj qendre i trajtojnë fëmijët që përballen me ndarjen e prindërve.
Sipas tij, ka mjaft raste kur tek fëmijët këto raste të divorceve lënë pasoja psiqike tek fëmijët dhe ka raste kur QPS i dërgon ato nëpër institucionet e shëndetit mendor.
“Shumë fëmijë kanë pasoja psikologjike pas ndarjes apo përfundimit të martesës, sidomos kur mbetet me njërin nga prindërit”, tha mes tjerash Izeir Memedi./KlanMacedonia