Interpoli lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiq

Interpoli ka lëshuar fletë-arresti për të sanksionuarin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiç.

Radoiçiç u pa së fundmi në manastirin e Banjskës në veri të vendit ku qëndruan terroristët serbë, pas sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Një pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radoiçiç, i cili ishte i plagosur dhe shërohej në Serbi.

Dy muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila ekskluzive e terroristit Milan Radoiçiç për çka pati shkruar se kanë dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi grupit terrorist në Banjskë ishte Milan Radoiçiç.

Ndërkaq, sot është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radoiçiçit.

Kujtojmë se edhe vetë ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiç, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 Shtator.

Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar një ditë pas marrjes në pyetje.  /kosovapress

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share