Trajnerë e ish-futbollistë nga Maqedonia komentojnë grupin e Shqipërisë

“Në evente të mëdha futbolli – ndodhin surprizat”

Mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë në praninë e të gjithë përfaqësuesve të kombëtareve të kualifikuara u hodh shorti për Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershor deri më 14 korrik.

Grupi B konsiderohet si grupi i zjarrit, pasi bëhet fjalë për dy kombëtare që kanë fituar tituj botërorë dhe europianë, Spanja dhe Italia, Krocia e cila është fituese vendit të tretë në kampionatin e fundit botëror “Katari 2022”, si dhe Shqipëria që zhvilloi ndeshje të bukura në kualifikuese.

Pikërisht për këtë Klan Maqedoni mori opinionin e njohësve të mirë të futbollit, trajnerin dhe profesorin Berat Imeri, punëtorin sportiv dhe profesorin Muzafer Livoreka dhe legjendën e futbollit Nebi Mustafi

”Unë mendoj se një ndër grupet më të vështira që ka mundur t’i bie Kombëtares sonë. Grup mjaft i vështirë, me skuadra, me kombëtare me mjaft histori në futbollin evropian edhe në futbollin botëror. Mendoj se nuk duhet harxhuar fjalë se çfarë kualiteti kanë kombëtaret si Spanja, Italia apo Kroacia. Por unë mendoj që do të jetë ndeshje mjaft interesante ku edhe Shqipëria do të tregojë vlerat e saj, do të tregojë kualitetin e vet, që do të jetë një ndër befasitë e Evropianit në Gjermani”, deklaroi trajneri i njohur i futbollit dhe profesori Berat Imeri.

“Duke dëgjuar informata apo bisedat me shokët, shumë njerëz nuk janë të kënaqur me shortin. Por të tregoj unë drejtpërdrejt jam shumë i kënaqur me shortin, për arsye se duke i parë ndeshjet që i ka pasur kohëve të fundit të Shqipërisë me ato ekipet më të forta siç ka qenë Çekia dhe Polonia, ka qenë një motivim i madh. Kurse me Moldavinë diçka ka ngecur motivimi. Kështu që duke i parë se janë tërë stacionet shumë të forta, besoj edhe stacioni i Shqipërisë sidomos në selektorin si duhet ti mobilizojë, që nënkupton kur shohim motivimin çfarë force ka sot motivimi. Unë jam shumë i kënaqur me shortin, tash dallim prej grupeve tjera përsëri mendoj se jam shumë i kënaqur me shortin”, deklaroi puntori sportiv dhe profesori Muzafer Livoreka.

“Unë thjesht nuk e di kush i tërhoqi ato goglat nga ajo… nga ekipet që ishin aty te shorti. Me të vërtetë një grup i cili, Shqipëria mbase nuk e ka pritur edhe ne se kemi pritur. Kishim më shumë shpresa, mirëpo unë gjithmonë nëpër kampionate Evropiane dhe botërore besoj se ka gjdo herë një ekip e cila e bën suprizën. Shqipëria testin do ta ketë direkt në grupe kështu që po arriti në njëfar mënyre të kualifikohet, mbase mund të arrij shumë lart pastaj sepse do eleminojë dy nga kombëtaret shumë të forta. Nga ana tjetër ajo që nuk besoj tek rastësia është se dhe këto kombëtare janë me të vërtetë të forta dhe kur të mos jenë për shembull në momentin më të mirë të tyre ato sërish kanë ekipë shumë kualitative, kanë lojtarë shumë kualitativ e mund ti zgjidhin situatat më ndryshe. Kurse te Shqipëria e kam drojën se nuk janë në gjendje të luajnë disa ndeshje me rradhë në një nivel aq të lartë, se ato do të duhet të performojnë në të tre ndeshjet shumë lartë, të jenë në momëntin më të mirë të vetin për të mundur ndonjërën nga këto kombëtare. Po ashtu, duhet që në kohë shumë të shkurtër të mbajnë impenjimin në maksimum që është pak e vështirë për ta bërë.” deklaroi legjenda e fubollit Nebi Mustafi

Pyetjes se sa janë gjasat reale që kombëtarja shqiptare të kualifikohet në fazën e dytë të Euro 2024, tre emrat e njohurr të futbollit Berat Imeri, Muzafer Livoreka dhe Nebi Mustafi për Klan Maqedponi theksuan se do të jetë shumë vështiirë të kalohen Spanja Italia dhe Kroacia por në futboll gjithmonë ka surpriza

-“Tani nëse marrim për bazë historinë e këtyre kombëtareve apo nëse marrim për bazë kualitetin të cilin e posedojnë këto kombtarë normal që gjasat ë Shqipërisë apo kombtarës tonë janë të vogla, por asnjëhere futbollit nuk i dihet. Nëse Shqipëria demonstron formën e ndeshjeve të eliminatorëve, atëherë Shqipëria, unë jam i bindur që do bëj befasi edhe pse futbollit nuk i dihet. Kjo është një lloj turneu ku ndeshja zgjat vetëm 90 minuta dhe gjithmonë befasitë janë të mundshme. Unë mendoj se ajo e cila do jetë më e rëndësishme për kombtaren tonë do jetë ndeshja e parë me Italinë. Nëse aty jemi në ditë të mirë, nëse aty i kemi normal se ndeshjet do zhvillohen në muajin qershor. Nëse në atë kohë jjemi komplet, nëse i kemi gjithë futbollistët në dispozicion, unë mendoj që me Italinë do kemi gjasa reale për të befasuar për arsye se duhet të jemi real në atë vlerësimin e kualitetit të dy skuadrave. Por, pastaj ndeshje pas ndeshjes mund edhe skuadra që të rritet edhe pse jo që të kalojmë edhe grupin. Edhe pse do jetë shumë e vështirë por jo e pamundur.” tha trajneri Berat Imeri

-“Në facebook-un tim mbrëmë pas shortit kam shënuar shokë siguroni biletat për ndeshjen e tretë në Spanjë se do të vendosemi për vendin e parë. Unë jam shumë i sigurtë se me ndeshjen e parë me Italinë një pikë mund ta nxjerrim, kurse në ndeshjen e dytë me Kroacinë që është më duket në Hamburg do të fitojmë, kështu që ndeshja e fundit në Spanjë do të jetë një ndeshjë shumë interesante. Unë si mendoj.” u shprehë profesori Muzafer Livoreka

-“Tashi ne të gjithë duam që kombëtarja të kaloj më andej. Në qoftë se merremi me realitetin gjasat janë shumë të vogla, mirëpo në qoftë se shpresojmë të befasirat ose te ajo siç ishte Maroko ku për shembull në kampionatin botërorë te një ekip i cili mund të bëj ndonjë befasi se Shqipëria ka një kualitet. Thjeshtë nuk besoj te kontinuiteti se do kenë tre ndeshje për afat shumë të shkurtër dhe duhet ti luajnë në nivel shumë të lartë. Pak është e vështirë.” thotë legjenda e futbollit Nebi Mustafi.

Kampionati Europian i futbollit “Euro 2024”, fillon më 14 qershor 2024 me ndeshjen Gjermani – Skotlandë, ndërsa Kombëtarja Shqiptare që garon në Grupin B, ndeshgjet e saja do ti zhvillon sipas këtij orari:

Italia – Shqipëria më 15 qershor në Dortmund

Kroacia – Shqipëria më 19m qershor në Hamburg

Spanja – Shqipëria më 24 qershor në Dyzelldorf

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share