Në jugperendim të Qipros është ngritur një qendër ku izraelitet ndjekin terapi, joga si dhe meditime
Brenda pyjeve malore të harlisur të Qipros është ngritur një qendër ku të mbijetuarit e festivalit Nova që u mbajt në Izrael në tetor, bëjnë terapi ndërsa përpiqen të përballen me traumën.
I mbijetuari Matan Madar, 23 vjeç, i cili humbi miqtë kur militantët e Hamasit kryen sulmin e përgjakshëm në festivalin Nova, thotë se arsyeja pse iu bashkua qendrës është që të shërohet nga halucinacionet të cilat i shfaqen herë pas herë pas sulmit.
Shumë prej tyre ndjekin mësime joga, pikturojnë dhe meditojnë. Biznesmeni izraelit Yoni Kahana, i cili drejton strehimin e mirëqenies ‘Secret Forest’ në ishullin lindor të Mesdheut, i pret të mbijetuarit pa pagesë.
“Një ndër arsyet pse e hapa këtë qendër është se njerëzit tanimë pavarësisht asaj që ndodhi duhet të pranojnë të vërtetën se kjo luftë ende nuk ka një horizont mbyllje. Ata tanimë duhet t’i rikthehen jetës, të fitojmë përsëri kuptimin e jetës, sepse pas sulmit terrorist, në raste traumatike, disa nga njerëzit bien në depresion duke qendruar me muaj të tërë në shtëpi pa dalë prej saj. Pra duke medituar duke kryer aktivitete të ndryshme të rinjtë mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, th Yoni Kahana, drejtues i Sevret Forest.
I ndihmuar nga një OJQ izraelite, IsraAID, qendra ka një numër të lartë të mbijetuarëve që e e frekuentojnë.
Më shumë se 1,800 izraelitë janë regjistruar në një program që përfshin yoga, seanca terapie, shëtitje dhe meditim të mbikëqyrur nga deri në 20 terapistë vullnetarë.
“Gjërat me të kuqe, të bardhë dhe të zezë, këto janë ngjyrat e traumës. Kështu që kur njerëzit vijnë këtu pikturojnë vetëm ato. Ata po punojnë shumë fort që të shërohen dhe të lënë pas gjërat që kanë ndodhur duke menduar për shpresën dhe paqen”, tha terapisti Lilach Galkin.
Shumë prej të mbijetuarëve në këtë qendër sipas terapistëve, ndihen edhe nervoz, për këtë luftë që sipas tyre duhet të përfundojë sa më parë. Sipas autoriteteve izraelite, 364 persona u qëlluan, u goditën si dhe u dogjën për vdekje në festivalin Nova që u mbajt rreth 5 km nga Rripi i Gazës. Izraeli vlerëson se gjithsej 1,400 njerëz u vranë në sulmin në jug të tij nga ku më pas ushtria nisi sulmin hakmarrës ndaj Rripit të Gazës duke e shkatërruar atë./KlanNews