BE zyrtarizon si kusht për Serbinë njohjen e Kosovës

Liderët evropianë vendosin kushte ndaj Serbise më 14-15 dhjetor 

Ne prag te zgjedhjeve parlamentare te 17 dhjetorit shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të propozojnë që në kornizën negociuese të Serbisë për anëtarësim të përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjes per normalizimin e raporteve me Kosovën.

Ky propozim pritet të bëhet në takimin e 12 dhjetorit në Bruksel të Këshillit për Çështje të Përgjithshme dhe më pas duhet të miratohen edhe nga liderët e BE-së në samitin e Këshillit Evropian që do të zhvillohet më 14 dhe 15 dhjetor.

Marrëveshja mes te dy shteteve fqinj prej 11 nenesh e arritur ne Oher, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë si dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen i ka bërë thirrje Serbisë qe ta njohë “de facto” Kosovën.

Serbisë i bëhet thirrje që të bashkëpunojë plotësisht që të sillen para drejtësisë përgjegjësit e sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s më 29 maj dhe ata qe sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë. Këshilli “shpreh keqardhje që Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm në këtë drejtim”.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Serbisë. Beogradi, ndërkaq ka mohuar se ka gisht në këtë sulm.

Nga Serbia kerkohet që të inkurajojë serbët që të kthehen në institucionet e Kosovës prej të cilave janë larguar nëntorin e vitit të kaluar për shkak të pakënaqësive me një vendim të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me targat ilegale të makinave që lëshohen nga Serbia.

I vetmi perfitim per serbet e Kosoves kete fundvit dhene nga Brukseli eshte levizja e lire ne zonen shengen nga 1 Janari edhe me pasaportat qe ju ka dhene Beogradi./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share