DASH: BLINKEN NË SHKUP PËR TË RIAFIRMUAR PËRKUSHTIMIN E SHBA-së PËR OSBE-në
Rusia ka njoftuar se disa vende të perëndimit kanë bërë përpjekje që të ndalojnë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në Samitin e OSBE-së në Shkup.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, për shkak të sanksioneve evropiane, duhej të kërkonte leje për të kaluar hapësirën ajrore të BE-së.
“Shohim tentativa të Perëndimit për të bërë gjithçka për të ndaluar pjesëmarrjen normale të Rusisë në këtë takim” – ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, nga Brukseli mbërrin në Shkup dhe pasdite do të ketë takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Ai do të marrë pjesë edhe në darkën e punës.
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë paralajmëruar ardhjen e Sekretarit Blinken.
“Gjatë vizitës në RMV, Sekretari Blinkenri do të angazhohet me kolegët e OSBE-së, duke riafirmuar përkushtimin e fuqishëm të SHBA-së për OSBE-në dhe misionin e saj për të përparuar sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin midis vendeve, me theks të veçantë të drejtat e njeriut dhe zgjidhjen paqësore të kontesteve. Sekretari Blinken, gjithahstu, do ta potencojë rolin kyç të OSBE-së në përparimin e sigurisë së përgjithshme në rajon dhe do ta falënderojë RMV-në për rolin e saj si lidere”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ukraina dhe vendet baltike paralajmëruan se do ta bojkotojnë samitin për shkak të pranisë së Lavrovit, duke pohuar se Rusia duhet të përjashtohet për shkak të ofensivës në Ukrainë.
Kundër prezencës së Lavrovit në Shkup, kanë protestuar edhe nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut “Lesja Ukrainka”./KlanMacedonia