Dy ndeshjet e anuluara të javës së 13-të në Ligën e dytë, shkaku Ii kushteve klimatike janë zhvilluar sot . Besa mundi Teteksin 4-0, ndërsa Skopja mundi Osogovën 1-0 .
Në stadiumin e Vrapçishtit lideri në tabelën e klasifikimit ekipi Besa nga Dobërdollit me një lojë brilante dhe efikase mundi Teteksin me rezultatin e thellë 4-0, duke regjistruar fitoren e 11-të sezonale pas një barazimi dhe në humbje. Për suksesin e sotëm të Besës u kujdesën autorët e golave Fiton Ademi, Armend Alimi, Izair Emini dhe Zani Nazifi.
“ Ishte fitore e pritur por shumë e rëndësishme, u arrit me angazhimin e të gjithë futbollistëve dhe rezultati nuk mungoi. Vazhdojmë rrugëtimin tonë për realizimin e projektit të pronarëve. Ne do të vazhdojmë edhe në ndeshjet e radhës të shënojmë rezultate pozitive” tha golashënuesi më mire i ekipit Fiton Ademi
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot, Skopje në Autokomand mundi Osogovën 1-0. Me ndy ndeshjet e sotme u kompletua java e 13-të e sezonit vjeshtor.
Rezultatet complete të xhiros së 13:00
Besa 1976 – Teteksi 4-0
Skopje – Ospgova 1-0
Arsimi – Pobeda 8-1
Detonit Plaçkovica – Ohri 1-0
Karaormani – Novaci 1-3
Kozhufi – Kamenica Sasa 3 – 2
Pelisteri – Bashkimi 4-0
Vardari – Bellasica 1 – 0
Tabela: 1.BESA 34 pikë, 2.Detonit Plaçkovica 29, 3.Pelisteri 27, 4. Bellasica 20, 5.Kozhufi 20, 6.Ohri 20, 7.Arsimi 19, 8.Novaci 19, 9.Teteksi 17, 10.Bashkimi 17, 11.Vardari 15, 12.Pobeda 15. 13.Skopje 15, 14.Osogova 11, 15.Karaormani 10 , 16.Kamenica Sasa 7 pikë.