Gazetarja i përmend fotografitë me shoferin e Ahmetit – Sa i afërt është Krenar Lloga me BDI-në?

I pyetur nga gazetarja Xhumadije Ibraimi për fotografitë e publikuara kohë më parë ku Krenar lloga i ASH-së shihet bashkë me shoferin e Ali Ahmetit të BDI-së dhe me funksionarët tjerë të kësaj partie, Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së deklaroi se kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme, por diçka shumë normale. ASH me BDI-në, sipas Llogës, janë partnerë qeverisës dhe për pasojë takohen edhe në evente si mysafirë të tjetërkujt.

“Nuk ka asgjë të pazankonshme nëse shqiptarët rrinë bashkë. Ato të cilët kanë dëshirën e madhe për të bërë politikë nga fotografitë, tregojnë se në çfarë ‘bataku’ politik jetojnë”, tha mes tjerash Lloga, duke shtuar se fotografitë që kanë qarkulluar nuk kanë qenë të fshehta, porse në to duket se ata vetë janë drejtuar dhe prgatitur për t’u fotografuar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share