Uji në Liqenin e Ujmanit është turbulluar orëve të fundit. Për pasojë, komuna e Fushë Kosovës do të ketë reduktime të ujit.
Lajmi është dhënë nga KRU Prishtina.
“Ju njoftojmë se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit , jemi të detyruar t’fillojmë me reduktime të ujit për Fushë Kosovën.
Reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.
Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës.Deri atëherë situata mbetet e njejtë.Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten” thuhet në njoftim./Indeksonline/