BBC News: Aktorja ruse vritet në një sulm ukrainas teksa po performonte për ushtarët e Rusisë

Aktorja ruse, Polina Menshikh është vrarë nga një sulm ukrainas teksa jepte një shfaqje për trupat ruse. BBC News raporton se aktorja po jepte një shfaqje për një festë ushtarake ruse në Donetskun e pushtuar.

Ukraina deklaroi se rreth 20 ushtarë rusë u vranë në sulm, por autoritetet ruse nuk e kanë komentuar këtë. Sipas raportimeve lokale, aktorja Menshikh po jepte një performancë në një sallë vallëzimi, e cila kishte kapacitet për 150 njerëz. Menshikh vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra.

Një zëdhënës i ukshtrisë ukrainase konfirmoi për prestigjiozen “BBC News” lajmet e medive në lidhje me ngjarjen.

Sulmi u zhvillua rreth 60 km nga vija e frontit, në fshatin Kumaçove që ndodhet në rajonin e Donetskut, në zonën e Ukrainës lindore të pushtuar nga Rusia që nga viti 2014.

Zona të tjera në rajonin e Donetskut kanë qenë pika të nxehta të luftimeve të egra muajt e fundit, sidomos qytetet Avdiika dhe Bakhmut./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share