Takimi Xhaferi – Stoltenberg: Ndihma solidare për Ukrainën pjesë e bisedës

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Kryetari Xhaferi, siç thonë shërbimet e kuvendit, në emër të deputetëve të Kuvendit e ka falënderuar Sekretarin të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, për kultivimin e raportit të përkushtuar ndaj çdo vendi aleat në Aleancë, por edhe ndaj vendeve aspirante, përcjell KlanM.

“Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg, falënderoi për mundësinë e dhënë të ndajë qëndrimet për sfidat aktuale të sigurisë, tani kur pritet nga të gjithë aleatët në NATO të qëndrojnë fortë krahë për krahu bashkë në këtë botë të paparashikueshme, për tu mbrojtur dhe të mbrojnë nga atakët.  Drejtoi urime për vendin tonë për guximin dhe vizionin që solli deri në anëtarësimin e saj të plotfuqishëm në NATO, që mundësoi jo vetëm siguri të qytetarëve të saj, por edhe stabilitet dhe rritje ekonomike të shtetit. E lavdëroi Maqedoninë e Veriut për ndihmën solidare për Ukrainën, për ndarjen e 2% të BPV-së për mbrojtjen, si edhe për kontributin në misionet e NATO-s, që vlerësohet lartë nga ana e  të gjithë aleatëve në NATO”, thuhet në njoftimin e Kuvendit pas takimit.

Pas takimit, Stoltenberg u drejtua para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share