Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Shkup e Strumicë!

NË QMK BRENDA 24 ORËVE 1.650 THIRRJE NË TELEFONIN E URGJENCËS

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, për shkak të erës së fuqishme, janë shënuar incidente dhe dëme. Pullaze të rrënuara dhe të dëmtuara, drunj të rrëzuar si dhe automjete të dëmtuara është bilanci i dëmeve që ka shkaktuar era e fuqishme që kaploi vendin tone, njofton KlanM.

Qendra për Menaxhim me Kriza, gjatë 24 orëve të fundit, ka pranuar 1.650 thirrje në numrin e urgjencës 112, ku, sic njofton KlanM, janë kërkuar intervenime urgjente për shkak të dëmeve të shkaktuara nga era e fuqishme që gjatë së shtunës goditi vendin tonë.

Qendrat Rajonale të QMK-së njoftojnë për raste të dëmtimit të fasadave, pullaze dhe drunj të rrëzuar si dhe automjete dhe banesa të dëmtuara. Njoftimet, sic njofton KlanM, janë nga Shkupi, Strumica, Velesi por edhe rajone tjera që u goditën nga erërat e fuqishme.

Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në disa vende për të shuar zjarret në ambiente të hapura dhe lokacione urbane – njoftojnë nga QMK-ja.

Ndryshe, Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, duke bërë parashikimin e motit për tri ditët e ardhshme, sic njofton KlanM, kishte aktivizuar “alarmin e verdhë” për shkak të erërave të fuqishme, që vende-vende kishin mbërritur deri në 80 kilometra në orë.

Alarmi ishte aktivizuar edhe për shkak të uljes së temperaturave ku raportohet se minus 7 gradë janë shënuar në Kodrën e Diellit.

Gjithashtu nëpër rrjetet sociale shpërndahen fotografi të shtesës së dëborës, jo vetëm në viset malore dhe turistike por edhe nëpër vendbanime.

Metereologët, sic njofton KlanM, paralajmërojnë se nga e marta, sërish do të ketë ndryshim drastik të motit, fillimisht me reshje intensive të shiut që do të rezultojë me uljen e temperaturave që do të sjellë borën edhe në viset më të ulëta të vendit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share