ASH: Qëndrojmë pas drejtorit Driton Nebiu, kërcënimet nuk na ndalin në luftën kundër krimit

Zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri përmes një konference shtypi sërish ka reaguar pas informacioneve për kërcënime që ka pasur drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar.

Sipas Zeqirit struktura dhe individë të caktuar, të cilëve ju pengon qeverisja e ASH-se, po tentojnë që me kërcënime të dështuara ta ndalojne ASH-ne ne misionin e vet.

“Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi si lëvizje e më pas edhe si parti politike, është zotuar se synim parësor do të ketë dekriminalizimin e institucioneve dhe luftën e pakompromistë kundër korrupsionit. Ashtu si në opozitë përmes denoncimeve publike, edhe sot e tetë muaj si pjesë e pushtetit përmes veprimeve konkrete po ndjekim të njëjtën rrugë duke mos kursyer askënd e duke mos i lëshuar rrugën askujt. Të vetëdijshëm për peshën dhe të gjitha sfidat që bart ky proces, zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët morën përgjegjësi dhe nga secili prej tyre sot jemi dëshmitarë të vendimeve dhe veprimeve konkrete, kundër krimit e kriminelëve dhe korrupsionit e të koruptuarve. Ashtu siç edhe kemi pritur, struktura dhe individë të caktuar, të cilëve ju pengon qeverisja jonë, ndryshimet dhe vendosmëria jonë kundër krimit, po tentojnë që me kërcënime të dështuara të na ndalojnë nga ky mision. Së fundmi, kriminel të konfirmuar me vendime gjyqësore kanë kërcënuar të punësuarit dhe drejtorin e Agjencionit prë menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiun. Duam të bëjmë me dije se pas drejtorit Nebiu qëndron e gjithë Aleanca për Shqiptarët, gjithë kryesia dhe të gjthë anëtarët. Mbështesim pa rezervë drejtorin tonë i cili kohëve të fundit, si askush tjetër më parë, pas 10 viteve po realizon me sukses shitjen e pronës së konfiskuar nga kriminel e individë të korruptuar. Çdo kërcënim dhe çdo tentim për frikësim është që në fillim i dështuar. Drejrori Driton Nebiu, Aleanca për Shqiptarët dhe të gjithë zyrtarët e zgjedhur nga Aleanca për Shqiptarët nuk do të mdalen. Përkundrazi, do të realizojmë çdo projekt kundër krimit dhe korrupsionit, do të shitet çdo pronë e konfiskuar dhe paratë do tu kthehen qytetarëve deri në qindarkën e fundit.
Kot e keni, ne as frikësohemi dhe as dorëzohemi, ndërsa me gjithçka që bëni ju, vetëm se na forconi dhe betononi luftën tonë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Ju vazhdoni me fjalët boshe, ndërsa ne do të vazhdojmë me veprime konkrete dhe projektet tona. Ftojmë publikisht institucionet kompetente, Ministrinë e Punëve të Brendshme, prokurorinë dhe institucionet tjera që të hetojnë kërcënimet ndaj të punësuarve dhe menaxhmentit të Drejtorisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, të identifikojnë kërcënuesit dhe ti nxjerin ata para drejtësisë. Ftojmë institucionet e tjera që ti bashkangjiten luftës së filluar nga Aleanca për Shqiptarër dhe zyrtarët tanë e të mos heshtin para kërcënimeve e kërcënuesve”, theksoi Arben Zeqiri.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share