NBA: Ekipet mysafire shënuan shtatë fitore në tetë ndeshje të zhvilluara

Vetëm një fitore e ekipit vendas dhe shtatë të atyre  mysafire është epilogu I tetë ndeshjeve të sotme të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

 Boston fitoi 117-107 ndaj Philadelphia, në duelin mes dy skuadrave kryesuese të renditjes në Konferencën e Lindjes. Fitore e merituar për Celtics, që udhëheqin të vetëm. Për miqtë u dalluan Tatum me 29 pikë e White me 27 pikë. Fiton edhe Dallas, që falë 31 pikëve të Hardaway, mundi 130-118 Washington.

Nuk zhgënjen skuadra e Milwaukee, që falë 37 pikëve të Lillard dhe 30 të Beasley, mundi 128-112 Toronto në fushën e skuadrës kanadeze. Pas tri fitoresh radhazi ndalet ekipi i Lakers, që u mund 125-110 në fushën e tij nga Sacramento. Sabonis me 29 pikë si dhe Huerter e Fox me nga 28 pikë secili shkëlqyen për miqtë.

Fitore të rëndësishme për renditje korri ekipi i Phoenix, që mundi 133-115 Minesota, ndeshje ku u dalluan Booker e Durant, me nga 31 pikë secili. Fitore në sekondat e fundit arriti ekipi i Orlando, që mundi 96-94 Chicago, ndërsa New York mundi 116-114 Atlanta, ndeshje ku u dallua Randle me 29 pikë e 11 rebound.

NBA-Rezultatet e sotme

Washington – Dallas, 117-130

Atlanta – New York, 114-116

Philadelphia – Boston, 107-117

Toronto – Milwaukee, 112-128

Chicago – Orlando, 94-96

Phoenix – Minnesota, 133-115

Lakers – Sacramento, 110-125

Portland – Cleveland, 95-109

Lexo gjithashtu
Total
0
Share