Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadoren e Suedisë, Ami Larsson Jain.
Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për stabilitetin, sigurinë, perspektivën europiane në vend e rajon, skriningun, ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ahmeti ka shprehur mirënjohje për raportet mes dy vendeve të cilat karakterizohen me dialog politik dhe ekonomik në vitet e fundit si dhe bashkëpunim shumë miqësor.
Më tej Ahmeti e ka informuar ambasadoren suedeze mbi zhvillimin e skriningut që tashmë është në përfundim e sipër si dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese që e kanë cilësuar si opcion i vetëm që vendi të ecë përpara.
Stabiliteti, siguria dhe perspektiva europiane në vend, ishin pjesë e bisedës në këtë takim ku dy bashkëbiseduesit vlerësuan se vetëm rruga e integrimit europian është alternativë e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor, që siguron paqë dhe zhvillim në vend e rajon.
Duke shprehur falënderim për përkrahjen suedeze mbi fuqizimin e kapaciteteve tek institucionet, u diskutua edhe mbi zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm si afat i rregullt, për të konfirmuar nga ana e qytetarëve mbështetjen për të ardhmen europiane të vendit.
BDI është e përgaditur për zgjedhje në çdo kohë dhe në çdo formë, ndaras apo bashkë.