Bytyqi u takua me Komisionerin Britanik të Tregtisë për Evropën, Kris Barton

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi ka takuar sot Kris Barton, Komisionerin për Tregti të Madhërisë së Tij Mbretit Çarls III dhe me përfaqësuesit të Ambasadës së Mbretërisë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Në takim, të dyja palët vlerësuan së bashku se marrëdhëniet e shkëlqyera politike në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut paraqesin bazë solide për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të reja afariste të komuniteteve të biznesit ndërmjet dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bytyqi e njoftoi komisionerin Barton për prioritetet ekonomike të Qeverisë, duke theksuar se ato mund të shfrytëzohen për të krijuar mundësi të reja për avancimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tradicionalisht të mirë ekonomik mes dy vendeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share