Në lidhje me njoftimin e bërë nga shoqata “Shoqata e Karatesë së Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut” për mosmiratimin e mbajtjes së të ashtuquajturit Kampionati mbarëshqiptar më 26.11.2023, publikojmë përgënjeshtrimin e mëposhtëm, duke vënë në dukje se të pavërteta dhe keqinterpretime janë paraqitur në tërësi, përkatësisht:
Para së gjithash, “Shoqata e Karatesë e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut” nuk është anëtare e Federatës së Karatesë së Republikës së Maqedonisë dhe duke pasur parasysh nenin 11 pika 2 të Statutit të Federatës së Karatesë së Republikës së Maqedonisë – thuhet se Federata koordinon dhe harmonizon aktivitetet programore të anëtarëve të Federatës dhe duke pasur parasysh se bartësi nuk është anëtar i Federatës, e njëjta nuk ka asnjë detyrim ligjor për të mbështetur aplikantin në realizimin e këtij kampionati.
Gjithashtu theksojmë se kampionati nuk është regjistruar në KFRSM dhe nuk është votuar dhe miratuar në planin vjetor të Mbledhjes Vjetore ashtu siç është në përputhje me aktet normativo-ligjore të Federatës. Në anën tjetër, nëse aplikanti do të ishte anëtar i KFRSM-së, do të duhej të plotësonte kërkesat e nenit 5 të Rregullores për Organizimin e Garave. Meqenëse kjo ndeshje nuk është regjistruar fare në kalendarin vjetor dhe mbi këtë bazë nuk mund të miratohet nga Federata.
Këtë e di posaçërisht kryetari i “Shoqata së Karatesë së Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, Alim Hajredini, sepse për dhjetë vjet ka qenë anëtar i Bordit Ekzekutiv të FSKM-së, ndërsa në mandatin e tij të fundit nënkryetar i Federatës dhe ka marrë pjesë në krijimin e të gjitha rregulloreve, vendimeve dhe akteve të tjera juridike të miratuara në Federatë ku njëzëri ka marrë pjesë në miratimin e tyre. Nga aty është plotësisht e paqartë se për çfarë arsye ai organizon një kampionat më 26.11.2023 kur personalisht e di se është në kundërshtim me të gjitha aktet normative të Federatës.
Po ashtu, kryetari i asaj shoqate, Alim Hajredini, personalisht e di se garat nuk guxojnë të organizohen nga subjekte që nuk janë anëtare të Federatës Botërore të Karatesë – (WKF) dhe janë jashtë aktiviteteve programore të KFRSM-së.
Pretendimet për miratim antishqiptar të garave, të theksuara nga “Shoqata e Karatesë së Maqedonisë së Veriut” – janë krejtësisht të pabaza, sepse Federata asnjëherë nuk ka vepruar apo vendosur në baza kombëtare. Përkundrazi, çdo vit u pranua kërkesa e KK “Drini” nga Struga, kryetar i së cilës është z.Alim Hajredini dhe u mbajt me sukses turneu i klubit “Struga Open”, ku shumica e garuesve janë të nacionalitetit shqiptar. Për këtë arsye, indikacionet janë krejtësisht të pabaza dhe kanë për qëllim të vetëm që të krijojnë një përçarje të pabazë dhe tendencioze të punës shumëvjeçare dhe bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet klubeve të nacionaliteteve të ndryshme në territorin e gjithë Maqedonisë.
Shqetësues është edhe fakti që z. Alim Hajredini dëshiron të shkaktojë intolerancë etnike në Federatën e Karatesë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, tani që nuk është më nënkryetar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv, dhe është e paqartë nga cilat motive të tilla janë shprehur gënjeshtra për KFRSM. Vërejmë se gjatë gjithë këtyre viteve, përderisa z. Alim Hajredini ishte nënkryetar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të FRSM-së, ai asnjëherë nuk mori iniciativë për organizimin e një turneu të tillë, as në emër të tij dhe as në emër të Unionit që ai përfaqëson.
Nga sa u tha më lart, shihet qartë se “Shoqata e Karatesë së Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut” nuk është anëtare e Federatës së Karatesë së Republikës së Maqedonisë, nuk ka ofruar dëshmi se ka Vendim për kryerjen e aktiviteteve sportive nuk ka paraqitur kërkesë për organizimin e turneut para fillimit të këtij viti, ngjarja nuk është përfshirë dhe miratuar në Kalendarin e Garave të KFRSM, përkatësisht shoqata nuk është anëtare e Federatës Botërore të Karatesë (WKF) dhe nuk është në përputhje të plotë me Statutin, rregullat dhe aktet tjera ligjore të Federatës së Karatesë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vetëm për këto arsye është refuzuar në tërësi” – thuhet në demantin e Federates së Karatesë të RMV-së. /KlanMacedonia/