Një grua nga Shkupi është arrestuar pasditen e të hënës, pasi ka qenë e dënuar me pesë vite burg, përcjell KlanM.
“Sot (14.11.2023) në ora 17:25 në zonën e Qendrës së Shkupit, Ekipi Operativ Kërkimor e ka privuar nga liria S.M (61) nga Shkupi. Ndaj saj është lëshuar një urdhër qendror, me vendim gjykate është dënuar me 5 vite burg për veprën penale ‘shmangie fiskale’ nga neni 239 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.
E arrestuara do të dërgohet në institucionin penal për të vuajtur dënimin./KlanMacedonia