“VMRO përballë Ali Ahmetit, Artan Grubit…” – Mickoski në Manastir: Duam fitore me 61 deputetë!

Kryeopozitari Hristijan Mickoski gjatë një aktiviteti partiak në Manastir, theksoi se qëllimi përfundimtar është fitorja e dyfishtë në zgjedhjet e ardhshme, ato presidenciale dhe parlamentare, përcjell KlanM.

“Lajmi që dua t’ju them është i mrekullueshëm. Kandidati i VMRO-DPMNE-së do të fitojë bindshëm në zgjedhjet presidenciale, dhe VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të fitojnë bindshëm në zgjedhjet parlamentare. Nuk ka më asnjë forcë që do ta ndalojë atë. Askush nuk e ka fituar popullin. Është e rëndësishme që ajo fitore të jetë historike, të jetë me 61 deputetë, një fitore e tillë na duhet për reforma, për projekte për transformimin e Maqedonisë”, ka deklaruar Mickoski.

Në zgjedhjet e ardhshme, sipas Mickoskit, partia e tij nuk do të premtojë çudira, por projekte të realizueshme, ndërsa si bartës të koalicionit qeveritar e llogariti Ali Ahmetin

“Zgjedhjet e ardhshme janë zgjedhje mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dhe Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit, Mile Zeçeviqit. Dimitar Kovaçevski, Bojan Mariçiq”,  theksoi Mickoski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share