Vullkani Etna, llava kap lartësinë 4.5 km

Hiri ra në disa fshatra të zonës, nuk shkaktoi dëme

Vullkani Etna i Italisë, më aktivi në Evropë, shpërtheu në mënyrë spektakolare duke ndriçuar qiellin mbrëmjen e së dielës.

Shpërthimi i përqendruar në kraterin juglindor të vullkanit dërgoi në qiell shtëllunga të mëdha tymi dhe hiri, ndërsa lartësia e llavës sipas të dhënave nga Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, arriti në 4.5 km.

Hiri i llavës ra në disa fshatra të zonës, si Milo dhe Zafferana Etnea dhe pavarësisht aktivitetit të vullkanit, aeroporti i Katanias qëndroi i hapur.

Sipas autoriteteve italiane, nuk ka pasur pasur të lënduar dhe as dëme.

Vullkani 3.200 metra i lartë shpërthen disa herë në vit, duke nxjerrë llavë e duke hedhur hi mbi ishullin mesdhetar të Siçilisë.

Etna mbetet një destinacion turistik tejet popullor. Edhe pse nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, sërish monitorohet me shumë rreptësi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share