Koordinatore e grupit parlamentar të Opozitës Shqiptare caktohet Safije Sadiku

Përmes një pres konference për media, Afrim Gashi nga Fronti Opozitar Shqiptar tha se pas koalicionit Lidhja Evropiane për Ndryshim do të bashkojnë deputetët dhe do të krijohet grup të përbashkët parlamentar ku si koordinatore do të jetë Safije Sadiku ndërsa zv/koordinatore do të jetë Merita Koxhaxhiku, informon Klan M.

”Lidhja Evropiane për Ndryshim shfrytëzon gjitha mjetet që i lejon rregulloarja e Kuvendit për grupet parlamentare. Formimi i grupit paralamentar do të jetë vlerë shtesë në këtë bashkëpunim, bashkimi ynë po rritet fuqia jonë po shtohet” – tha mes tjerash Gashi.

Nga Fronti Opozitar gjithashtu i bën thirrje kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi që të mos e zvarris zgjedhjen e antarit të KSHZ-së që i takon opozitës sepse kjo e bën bashkëfajtor në mos respektimin e kodit zgjedhor. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share