Linjë direkte ajrore Shkup – Nju Jork, paralajmëron ministri Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se po punohet në krijimin e një linje direkte ajrore Shkup-Nju Jork.

“Në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, në fushën “Tregtia dhe investimet” po punohet në: Organizimin e një Forumi të madh biznesi ndërmjet dy vendeve, me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj nga SHBA dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. Krijimin e linjës direkte ajrore Shkup – Nju Jork, e cila do të rezultojë në afrimin e mëtejshëm të vendeve, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve të biznesit”, deklaroi Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share