VMRO-DPMNE DHE “LEVICA” PARTI ANTI-EVROPIANE
Sipas LSDM-së, Raporti i KE-së, ka konfirmuar faktet – VMRO-DPMNE dhe “Levica” janë bllokuesit e progresit drejt BE-së.
“Problemi kyç për raportin e KE-së dhe vërejtjet në raport, janë bllokimi I Parlamentit nga opozita. Përmendet nevoja që të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe reformat për BE që bllokohen nga Mickoski. Komisioni qartë thotë se Maqedonia ka bërë progress në 81% të kapitujve kurse nuk ka ngecje në asnjë kapitull. 90% të kapitujve janë në nivel adekuat të gatishmërisë. DPMNE bashkë me “Levicën” janë partitë e vetme anti-evropiane që bllokojnë rrugëtimin evropian të vendit”, tha Bogdanka Kuzeska.