Agjencia për Sipërmarrësi me drejtor të ri – Imer Imeri në vend të Hajrulla Misinit

Imer Imeri nga Aleanca për Shqiptarët është emëruar nga Qeveria e Maqedonisë në pozitën e drejtorit në Agjencinë për Përkrahje të Sipërmarrësisë, përcjell KlanM.

Imeri është nga farmacist nga Struga, i cili më herët ka qenë këshilltar komunal dhe ish kryetar i degës së ASH-së në Strugë.

Imeri vjen në vend të Hajrulla Misinit të BDI-së, si propozim i ASH-së dhe si pjesë e marrëveshjes koalicionuese të kësaj partie me LSDM-në dhe BDI-në./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share