Kampioni në fuqi me fitoren kundër ekipit Shkëndija, shënoi fitoren e nëntë sezonale në kampionatin ri dhe me 27 pikë pozicionohet e dyta në renditjen e tabelës me një pike më pak se FC Shkupi që është në pozitën e parë me 28 pikë.
Pas ndeshjes trajner Shpëtim Duro pë faqen zyrtare të klubit ka thënë se kjo fitore ishte e merituar . Ai gjithashtu se theksuar se se fitorja ka peshë meqë është arritur me nje formacion të kombinuar ku ishin aktivizuar 4 lojtar të rinj.
“Fitore totalisht e merituar. Kemi dominuar nga fillimi deri në fund ndeshjen, edhe përkundër faktit se kemi patur 5 mungesa të rëndësishme. Kemi aktivizuar 4 futbollist 18-19 vjeçar duke filluar nga porta dhe në repartee tjera. Shkëndija nuk ka rrezikuar për asnjë moment me përjashtim të episodit të penaltisë” – ka deklaruar trjneri strugan Shpëtim Duro.
Struga Trim Lum pas 13 xhirove ka 9 fitore dhe katër disfata me gol averazh 23-8 që dëshmon pë një ekipe me tipare sukmuese andaj ekipi vazhdon që edhe në këtë kampioant të lufton pë kreun e tabelës . Në xhjiron e 14-të Struga Trim Lum është mysafire e AP Brera në Strumicë.