Ahmeti: Zgjodhëm pragmatizmin dhe jo fanatizmin – shqiptarët janë shtetformues!

“SHQIPTARËT NUK DO TË QËNDROJNË TË IZOLUAR – HEQJA E KUFIRIT ANËTARËSIMI NË BE”

“Zgjodhëm pragmatizmin dhe jo fanatizmin” – ka deklaruar kreu I BDI-së Ali Ahmeti, sic njofton KlanM, duke folur për veprimtarinë e tij, për të cilën pranoi se ishte filluar për ta bërë Shqipëri.

Deklarata e liderit të integristëve, sërish po bën jehonë në Maqedoninë e Veriut, sic percjell KlanM, me pohimet se u zgjodh përcaktimi që shqiptarët në Maqedoni të jenë popull shtetformues.

“Kur e kemi filluar veprimtarinë, e kemi filluar për ta bërë Shqipëri, por politikat ndryshuan dhe ne zgjodhëm pragmatizmin dhe jo fanatizmin. Ne zgjodhëm që shqiptarët në Maqedoni të jenë shtetformues, të jenë zot e ti dalin zot vetes në vendin e vet dhe ky flamur sot është zyrtar dhe i paprekshëm. Këtu është gjaku i qindrave ushtarëve, patriotëve dhe shqiptarëve. Gjuha shqipe është zyrtare dhe e paprekshme” – tha Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti, sic njofton KlanM, shprehet i prerë se shqiptarët nuk do të qëndrojnë të izoluar. Sipas tij, heqja e kufirit do të bëhet me anëtarësimin e tyre bë Bashkimin Evropian.

“Ne kufijtë do t’i heqim siç i ka hequr Evropa. Sepse borxh kërrkujt nuk i kemi, që ne të rrimë të izoluar dhe të strukur. Ne të ardhmen e kemi në Evropë. Shqiptarët i heqin kufijtë me anëtarësimin e tyre në Evropë, ashtu siç jemi ne NATO bashkë me Shqipërinë dhe nesër me Kosovën. Për mua nuk është arritje e madhe se do të bëhet kufiri njëkahësh, për mua arritja më e madhe është kufijtë të hiqen, sepse rënia e kufijve është ardhmëria e popujve dhe liria e popujve” – deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Këto komente, sic njofton KlanM, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, I bëri në Kompleksin Memorial në fshatin Sopot.

Sic thuhet në postimin e tij në Facebook, është përkujtuar një nga episodet më të errëta në historinë tonë kombëtare, masakrën e vitit 1944 ndaj 64 banorëve të këtij fshati.

Liria jonë i ka themelet në gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të kombit, në madhështinë e atdhedashurisë së tyre – shkruan kreu I BDI-së, Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share